Zgjedhjet e 30 Qershorit/ Xhelal Mziu bën DEKLARATËN e fortë: Jemi të vendosur deri në flijim

Publikuar tek: aktualitet, më 16:04 26-06-2019 Zgjedhjet e 30 Qershorit/ Xhelal Mziu bën DEKLARATËN e fortë: Jemi të vendosur deri në flijim

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka mbledhur ditën e sotme strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të degës Kamëz dhe Paskuqan.

Mziu ka bërë një deklaratë të fortë për zgjedhjet e 30 Qershorit, teksa thotë se është i vendosur deri në flijim për të drejtën e votës së lirë.

'Ne jemi të vendosur deri në flijim për të drejtën e votës së lirë, për të cilën u ngritëm në vitet 90 për ta bërë 'Shqipërinë si gjithë Evropa', shkruan Mziu.

Në një postim në Facebook, kryebashkiaku demokrat thotë se nuk ka proces zgjedhor më 30 qershor në territorin e Bashkisë Kamëz.

Postimi i plotë në Facebook:

z.Xhelal Mziu: Kryetar I Partisë Demokratike Dega Kamëz, nuk ka proces zgjedhor më 30qershor 2019 në territorin e Bashkisë Kamëz.

Strukturat drejtuese të Partisë Demokratike Dega Kamëz dhe Paskuqan janë mbedhur në një takim në praninë e kryetarit të PD-së dega Kamëz, z.Xhelal Mziu duke shpalosur vendosmërinë e tyre për ta kthyer procesin zgjedhor” Nul”, që më shumë gjasa nuk do të ketë një process të tillë, por edhe nëse Maduro I Shqipërisë mendon për një çmënduri të tillë, në Kamëz dhe kudo në Shqipëri shumica absolute nuk mund të pranojë paligjshmërinë në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe zbatimit të Dekretit nr.11199 të Presidentit të Republikës.
Strukturat dhe mbarë banorët e Bashkisë Kamëz kanë shprehur mbështetjen e jashtëzakonshme për të mos lejuar një proces “Farsë” në kurriz të instalimit të një Neodiktature territorial.
Ne jemi të vendosur deri në flijim për të drejtën e votës së lirë, për të cilën u ngritëm në vitet 90 për ta bërë “Shqipërinë si gjithë Evropa”. 
Kamza e vendosur der në fund për zgjedhje të lira dhe të ndershme!

fdg.jpg

65085195_2486151804769495_7907750754394308608_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026733160018921
array(1) { ["section"]=> string(98) "zgjedhjet-e-30-qershorit-xhelal-mziu-ben-deklaraten-e-forte-jemi-te-vendosur-deri-ne-flijim-169863" }