Zgjedhjet e 6 tetorit, ja cila do të jetë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës (FOTO)

Publikuar tek: rajon, më 13:26 02-11-2019 Zgjedhjet e 6 tetorit, ja cila do të jetë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës (FOTO) Seancë plenare në Kuvendin e Kosovës

Pavarësisht se nuk është çertifikuar rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit në Kosovë, analisti i sistemit zgjedhor Blerim Vela pasqyron në mënyrë të përafërt përbërjen e Kuvendit të ri të Kosovës për legjislaturën 2019-2023.

Forca politike Vetëvendosje që kryeson zgjedhjet do të ketë sipas Velës 29 mandate në parlament. Pas saj vjen LDK-ja me 26 mandate, në vendin e tretë partia në pushtet PDK-ja do të ketë 23 deputetë. ç

Si forcë e katërt vjen partia e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj AAK me 13 mandate.

Më pas vijnë me radhë: Lista Srpska 10, KDTP 2, VAKAT 2, PSD 1, NDS 1, PAI 1, PLE 2, PDAK 1, PRBK 1, PRBK 1 dhe JGS 1.

Ndërkohë dy forcat e renditura të parat në zgjedhjet VV dhe LDK po vazhdojnë bisedimet për krijimin e qeverisë së re, por ende nuk është përcaktuar se cili do të jetë kryeministri i ri I Kosovës.

parlamenti i ri.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019000053405762
array(1) { ["section"]=> string(88) "zgjedhjet-e-6-tetorit-ja-cila-do-te-jete-perberja-e-re-e-kuvendit-te-kosoves-foto-184454" }