'Zgjedhjet e ardhshme janë në 2021', Balla thirrje opozitës të njohë deputetët e rinj në Kuvend

Publikuar tek: politike, më 22:05 22-10-2019 'Zgjedhjet e ardhshme janë në 2021', Balla thirrje opozitës të njohë deputetët e rinj në Kuvend Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla shprehet se  zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në vitin 2021 dhe do të zhvillohen me Kod të ri Zgjedhor.

I ftuar në Abc News, Balla mohoi mundësinë për zgjedhje të parakohshme duke theksuar se PS ka detyrim ndaj qytetarëve që i kanë dhënë votën për të qeverisur vednin.

“Të gjithë e dimë edhe ju. Këtu nuk bëhet fjalë që ka ndonjë dyshim që PS nëse bëhen zgjedhje të dielën nuk i fiton zgjedhjet, madje i fitojmë edhe me diferencë të madhe. Ky popull është lodhur nga historitë që partitë të bëjnë llogaritë e tyre. Ata duhet t’i qëndrojnë kalendarit politik për të cilën janë votuar. PS ka përditë një punë për të realizuar. Ka ca të papunë që e masin normën e punës me daljet në konferencë për shtyp. Ne kemi një objektiv.

Askush, as ne nuk e kemi këtë drejtë të themi në mënyrë abuzive që i duam zgjedhjet tani se ti na ke thënë me Kushtetutë ti kemi në Qershor 2021. Do zhvillohen me Kodin e ri Zgjedhor. Ka vetëm një palë zgjedhje të parakohshme për shkak të dorëheqjes së kryetarit të Bashkisë së Shkodër”, tha Balla.

Më tej, kreu i socialistëve në Parlament i bëri thirrje opozitës që të njohë deputetët e rinj që u futën pas djegies së mandateve

"Ju thatë që edhe opozita i respekton 9 pikat. Opozita ka vetëm 1 detyrë në 9 pikat. E dini kush është detyrimi? Që të mos vonojë më historinë e miratimit… miratimit se nuk kanë gjë në dorë se e bën Kuvendi.  Mirë të njihnin deputetët në parlament, dhe bashkë me ta të hartonin vlerësimet e tyre dhe Kuvendi ta miratojë”, shtoi Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23842310905457
array(1) { ["section"]=> string(99) "zgjedhjet-e-ardhshme-jane-ne-2021-balla-thirrje-opozites-te-njohe-deputetet-e-rinj-ne-kuvend-183112" }