Zgjedhjet e brendshme në BDI, Ali Ahmeti: Në partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut duhet veting

Publikuar tek: rajon, më 17:47 13-10-2019 Zgjedhjet e brendshme në BDI, Ali Ahmeti: Në partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut duhet veting Kreu i partise shqiptare BDI ne Maqedonine e Veriut, Ali Ahmeti

Kreu i partisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se në partitë shqiptare të Iliridës duhet vetting për të gjithë.

Këto komente kreu i BDI-së i bëri gjatë përzgjedhjes së kryesive të reja dhe kryetarëve që do t’i udhëheqin degët e Bashkimit Demokratik për Integrim në katër vitet e ardhshme.

Ahmeti ishte prezent në Kuvendin Zgjedhor që u mbajt në qytetin e Dibrës.

‘Të gjithë njerëzit kanë vlera, andaj përpiquni që tua afirmojmë vlerat, tua shtojmë por dobësitë tua themi në sy se kështu e forcojmë në vazhdimësi edhe miqësinë, organizimin por e bëjmë më të fort familjen tonë, të nderuar Bashkimin Demokratik për Integrim si një aset i shqiptarëve në këto hapësira me një histori nga më të begatat që ka patur ndonjëherë ndonjë strukturë apo lëvizje e cila ka qenë mirë e organizuar në këto hapësira. Për të patur një shtet ku sundon ligji nuk është punë e lehtë, për të luftuar dhe për të patur një vetting nuk është punë e lehtë, për të patur një transparencë të suksesshme nuk është punë e lehtë, pra duhet një veting në të gjitha partitë shqiptare në skenën politike maqedonase. Sa ma shumë standarde të zbatojmë dhe implementojmë, aq më afër Evropës jemi’, ka thënë Ahmeti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14127993583679
array(1) { ["section"]=> string(103) "zgjedhjet-e-brendshme-ne-bdi-ali-ahmeti-ne-partite-shqiptare-ne-maqedonine-e-veriut-duhet-veting-181901" }