Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, BE dërgon misionin me 100 vëzhgues

Publikuar tek: rajon, më 23:47 20-09-2019 Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, BE dërgon misionin me 100 vëzhgues Foto ilustruese

Shefja e Misionit Vëzhgues nga Bashkimi Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka deklaruar se misioni që ajo drejton është dëshmi se BE-ja do të mbështesë organizimin e zgjedhjeve transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë.

Gjatë një konference për shtyp në Prishtinë, Cramon-Taubadel njëherësh edhe anëtare e Parlamentit Evropian nga Gjermania, tha se ky është misioni i pestë i dërguar nga BE-ja për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë nga viti 2013.

Bashkimi Evropian bëhet me dije se e ka dërguar misionin për vëzhgim të zgjedhjeve (EOM) në Kosovë me ftesë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

'Misioni ynë vëzhgon procesin zgjedhor para, gjatë dhe pas votimit më 6 tetor dhe reflekton angazhimin e vazhdueshëm të BE-së drejt mbështetjes së zgjedhjeve transparente dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë', tha Cramon-Taubadel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028982162475586
array(1) { ["section"]=> string(75) "zgjedhjet-e-parakohshme-ne-kosove-be-dergon-misionin-me-100-vezhgues-179204" }