Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Haradinaj KONFIRMON koalicionin me Shpend Ahmetin

Publikuar tek: rajon, më 14:05 19-08-2019 Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Haradinaj KONFIRMON koalicionin me Shpend Ahmetin

Ramush Haradinaj në koalicion me PSD-në e Shpend Ahmetit.

Ka qenë vetë kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj i cili pas takimit me PSD-në ka konfirmuar koalicionin parazgjedhor mes tyre.

“Ka dominu tema e koalicionit me PSD-në në këtë takim. Është votu me shumicë votash, me dy abstenime, koalicioni parazgjedhor me PSD-në”, tha Haradinaj.

AAK gjithashtu e ka konfirmuar edhe përmes një komunikate për mediat.

Aty thuhet se i është dhënë mandati kryetarit Ramush Haradinaj që ta zgjeruar koalicionin dhe eventualisht zgjerimin e tij me parti tjera.

“Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka votuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Partinë Social Demokrate të Kosovës. Njëkohësisht, Këshilli Drejtues i AAK-së, që është organi më i lartë drejtues i Partisë, e ka mandatuar kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, për diskutime për zgjerimin eventual të Koalicionit parazgjedhor të AAK-së” thuhet në komunikatën e AAK’së.

Në këtë mandat PSD-ja ka qenë pjesë e opozitës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070240497589111
array(1) { ["section"]=> string(90) "zgjedhjet-e-parakohshme-ne-kosove-haradinaj-konfirmon-koalicionin-me-shpend-ahmetin-175786" }