Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Haradinaj pritet të bëjë koalicion parazgjedhor me PSD-në

Publikuar tek: rajon, më 23:39 18-08-2019 Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Haradinaj pritet të bëjë koalicion parazgjedhor me PSD-në Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kreu i PSD, Shpend Ahmeti

Gjatë kohës kur pritet që me 22 gusht të shpërndahet parlamenti i Kosovës, partitë politike janë mobilizuar për të gjetur partner në koalicionet parazgjedhore.

Ndërkohë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është parë shumë i afërt kohët e fundit me Partinë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit.

Sipas mediave kosovare, nesër pritet një marrëveshje zyrtare mes AAK-së dhe PSD-së për koalicion parazgjedhor. Mësohet se marrëveshja do të nënshkruhet një ditë para seancës ku pritet të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.

Haradinaj i cili dha dorëheqjen më 19 korrik pasi u ftua nga Gjykata Speciale, ka nisur fushatën e tij zgjedhore, edhe pse ende nuk ka filluar zyrtarisht.

Ditëve të fundit ai e ka goditur direkt partnerin e koalicionit Kadri Veselin dhe presidentin Hashim Thaçi, me të cilët pati raporte që shënuan ulje e ngritje gjatë dy viteve qeverisjeje me ta.

Partisë Socialdemokrate në maj të vitit të kaluar iu bashkëngjitën shumë prej figurave kryesore të cilët u larguan nga  Lëvizja Vetëvendosje pas mospajtimeve me liderin e saj, Albin Kurtin.

Përveç Ahmetit në listë zgjedhore priten të jenë edhe shumë deputetë të tjerë të PSD-së si Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, të cilët morën dhjetëra mijëra vota sa ishin në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

uuuuuuuuuu.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017718076705933
array(1) { ["section"]=> string(98) "zgjedhjet-e-parakohshme-ne-kosove-haradinaj-pritet-te-beje-koalicion-parazgjedhor-me-psd-ne-175732" }