Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Haradinaj: Vendi rrezikon të qeveriset nga liderë të paqendrueshëm, nuk bëjmë koalicion me partitë e mëdha

Publikuar tek: rajon, më 23:28 13-08-2019 Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Haradinaj: Vendi rrezikon të qeveriset nga liderë të paqendrueshëm, nuk bëjmë koalicion me partitë e mëdha Kryeministri i dorehequr i Kosoves, Ramush Haradinaj

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se deputetët e partisë së tij do të votojnë për shpërndarjen e parlamentit në seancën e jashtëzakonshme të 22 gushtit.

Haradinaj e ka quajtur të dëmshëm për Kosovën në rast se ndonjë subjekt politik do t'i shmanget zgjedhjeve dhe tenton të krijojë qeveri teknike me kryeministër konsensual.

Në një intervistë dhënë për televizionin RTV 21, kryeministri Haradinaj tha se me partitë e mëdha si PDK, LDK dhe VV, nuk synon të bëjë koalicion, por ndaj partive më të vogla si NISMA, AKR dhe PSD është i hapur për bashkëpunim dhe koalicion parazgjedhor.

 'Vendimi i AAK’së është që të votojmë pro shpërbërjës së Kuvendit. Një ndërhyrje ndryshe, pra me një kryeministër konsensual do të ishte dëmtim i proceseve demokratike. Nuk synojmë një koalicion të madh si rasti me PDK-në VV-në dhe LDK-në. Mirëpo jemi të hapur me parti më të vogla si Nisma, AKR dhe PSD-ja', ka thënë Haradinaj.

Kryeministri i dorëhequr, Haradinaj tha se është i gatshëm të pranojë sërish postin me përgjegjësi të kryeminsitrit, nëse sovrani e votëbeson.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009289026260376
array(1) { ["section"]=> string(145) "zgjedhjet-e-parakohshme-ne-kosove-haradinaj-vendi-rrezikon-te-qeveriset-nga-lidere-te-paqendrueshem-nuk-bejme-koalicion-me-partite-e-medha-175261" }