Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Mustafa: LDK garon e vetme, do takohem edhe me Haradinajn

Publikuar tek: rajon, më 18:54 20-08-2019 Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Mustafa: LDK garon e vetme, do takohem edhe me Haradinajn Kreu i LDK, Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka konfirmuar mundësinë e një takimi mes tij dhe kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt, në ditët e ardhshme.

Mustafa gjatë një interviste për Gazetën Express, tha se do të takohet me Haradinajn, pasi sipas tij çdo takim është i vlefshëm dhe nevojitet një proces zgjedhor i rregullt dhe transparent.

Kreu i LDK theksoi se ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Haradinajn edhe pas zgjedhjeve.

‘Mendoj se do të takohemi. Çdo takim është i vlefshëm, pa marrë parasysh objektivat. Na nevojitet një proces zgjedhor i rregullt , i pranueshëm dhe transparent. Sido që të jetë do të kemi nevojë të bashkëpunojmë edhe pas zgjedhjeve. Nuk përfundon çdo gjë me zgjedhjet’, ka thënë Mustafa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072028636932373
array(1) { ["section"]=> string(96) "zgjedhjet-e-parakohshme-ne-kosove-mustafa-ldk-garon-e-vetme-do-takohem-edhe-me-haradinajn-175884" }