Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, NISMA e Fatmir Limajt koalicon parazgjedhor me AKR-në e Pacollit

Publikuar tek: rajon, më 21:40 23-08-2019 Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, NISMA e Fatmir Limajt koalicon parazgjedhor me AKR-në e Pacollit Kreu i NISMA-s Fatmir Limaj dhe kreu i AKR-se, Behgjet Pacolli

Nisma Socialdemokrate dhe AKR kanë nënshkruar sot në Prishtinë marrëveshjen për të shkuar në koalicion parazgjedhor në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në javën e fundit të shtatorit ose në fillim të tetorit.

Fatmir Limaj, kreu i NISMA-s dhe Behgjet Pacolli, kreu i AKR, kanë nënshkruar marrëveshjen për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme me listë të përbashkët.

 Sipas Pacollit, koalicioni i krijuar me NISMA-n do të jetë vendimtar në formimin e qeverisë së ardhshme.

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, i njohur edhe si komandant 'Çeliku', me pseudonimin gjatë luftës së UÇK-së, njoftoi edhe kandidaturën e tij për kryeministër në këtë koalicion.

Limaj bëri me dije se janë koalicioni AKR-NISMA është i gatshëm për koalicion me partitë e tjera.

Koalicioni parazgjedhor NISMA-AKR është koalicioni i dytë parazgjedhor që është formuar pas koalicionit AAK-PSD.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071098804473877
array(1) { ["section"]=> string(105) "zgjedhjet-e-parakohshme-ne-kosove-nisma-e-fatmir-limajt-koalicon-parazgjedhor-me-akr-ne-e-pacollit-176145" }