Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti: Zgjidhja më e mirë, BDI-ja është gati

Publikuar tek: rajon, më 19:15 19-10-2019 Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti: Zgjidhja më e mirë, BDI-ja është gati Kreu i BDI, Ali Ahmeti

Kreu i partisë shqiptare BDI në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka treguar se partia e tij është e gatshme për zgjedhjet e parakohshme të cilat i propozoi kryeministri Zaev pas mos-hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti ka deklaruar se i sheh zgjedhjet si zgjidhjen më të mirë të zhvillimeve pas mos marrjes së datës për nisjen e bisedimeve me BE-në. Ahmeti edhe një herë përsëriti kërkesën e tij për veting në të gjitha strukturat institucionale shtetërore.

'Zgjidhja më e mirë për vendin është të shkohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Nuk do të doja të vendosemi si gjahtarë të fajeve sepse është e papranueshme të pranosh faj të pa bërë. Republika e Maqedonisë së Veriut është dëm kolateral i dallimeve që ka BE. Franca shfrytëzoi veton për arsye se BE është në kërkim të ndërtimit të situatave të reja për zgjerim dhe lideri i idesë është Franca. Me keqardhje e kanë prit të gjithë vendet më të mëdhenj të BE', ka thënë kreu i BDI, Ali Ahmeti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.072502136230469
array(1) { ["section"]=> string(101) "zgjedhjet-e-parakohshme-ne-maqedonine-e-veriut-ali-ahmeti-zgjidhja-me-e-mire-bdi-ja-eshte-gati-182727" }