Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut, Zaev: Unë do të jem kandidat për kryeministër

Publikuar tek: rajon, më 19:47 23-10-2019 Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut, Zaev: Unë do të jem kandidat për kryeministër Kryeministri i Maqedonise se Veriut, Zoran Zaev

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev u shpreh sot se do të kandidojë sërish për postin e kryeministrit, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në 12 prill 2020.

“Sigurisht unë do të udhëheqë kampanjën , unë do të jem kandidat për kryeministra, sigurisht këtë do të duhet ta vendosin edhe organet e partisë dhe të koalicionit, por unë do të jem kandidat”, u shpreh Zaev për mediat maqedonase.

Përsa i përket zërave për politikanët dhe personalitetet e Qeverisë teknike, kryeministri Zaev tha se ka disa emra që ai preferon, por sipas tij vendimet përfundimtare do të merren në fund të dhjetorit.

“Me të vërtetë nuk kemi menduar, për këtë thashë një i preferuar , se shihet qarë, të gjithë e përmendin, edhe se flitet edhe për emra tjerë, të gjithë jemi të përkushtuar. Unë do e merrja tek unë në parti Oliver Spasovski, së bashku me Lupço Nikollovskin, që ta çojmë përpara kampanjën, ka qenë sekretar, ka eksperiencë, por duhet të kemi kujdes edhe me punët shtetërore, nuk kemi arsye që të ngutemi, në fund të dhjetorit do të vendosim”, përmbylli Zoran Zaev.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073540210723877
array(1) { ["section"]=> string(98) "zgjedhjet-e-parakohshme-ne-maqedonine-e-veriut-zaev-une-do-te-jem-kandidat-per-kryeminister-183229" }