Zgjedhjet e parakohshme, njeriu i Behgjet PACOLLIT i bashkohet Albin KURTIT, merr dhe 600 anëtarë të AKR-së (POSTIMI)

Publikuar tek: rajon, më 19:20 23-08-2019 Zgjedhjet e parakohshme, njeriu i Behgjet PACOLLIT i bashkohet Albin KURTIT, merr dhe 600 anëtarë të AKR-së (POSTIMI) Agim Bahtri (m) dhe Albin Kurti (d)

Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe n/kryetari i AKR-së  Agim Bahtiri vendosi sot t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e dha në profilin e tij në ‘’Facebook’’, ku tregoi se përkrahja që i ka dhënë lideri i VV-së Albin Kurti gjatë këtyre viteve dhe kontributi i tij i madh në politikën e Kosovës e bindën Bahtirin dhe 600 anëtarë të degës së AKR-së (Aleanca Kosova e Re) për Mitrovicën të aderojnë te VV-ja.

Kjo lëvizje vjen në momentin kur është shpërndarë Kuvendi i Kosovës dhe vendi përgatitet për zgjedhje të parakohshme. AKR-ja kryesohet nga zv/kryeministri Behgjet Pacolli.

Postimi i Agim Bahtri:
Të dashur qytetarë,

Kosova po kalon nëpër një moment shumë rëndësishëm politik, që janë zgjedhjet e parakohëshme nacionale që do të mbahen së shpejti, nga të cilat do të dalë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës dhe do të formohet Qeveria e re.

Në kohën kur Kosovën po e presin sfida të mëdha shtetërore, siç janë dialogu me Serbinë dhe arritja e Marrëveshjes Finale, liberalizimi i vizave, forcimi i organeve të rendit, zhvillimi ekonomik, reformat në shëndetësi e arsim, e shumë e shumë sfida tjera, vendi ka nevojë të udhëheqet nga një qeveri meritore dhe që ka vizion për realizimin e interesave të qytetarëve.

Më shumë se kurrë më parë, Kosova tani ka nevojë të udhëheqet nga një lider i fuqishëm, i dijshëm, me vizion dhe plan-program të duhur, e që besoj se i vetmi për momentin në skenën politike të Kosovës është kryetari i Vetëvendosjes, z. Albin Kurti.

Për 14 vite rresht, pa harruar edhe vitet e paraluftës dhe luftës, z. Albin Kurti ka paraqitur ide të qarta dhe i ka qendruar besnik vizionit të tij për ndërtimin e shtetit të Kosovës me integritet e sovranitet të plotë, një shteti të së drejtës dhe me përspektivë ekonomike e zhvillimore.

Sa herë kam pasur nevojë për përkrahje, edhe pse nuk kam qenë pjesë e VV-së, z. Albin Kurti ka qenë pranë meje, si në zgjedhjet lokale, po ashtu edhe në procesin e padrejtë të përcaktimit të kufinjve administrativ, të cilin nuk e kam lejuar të ndodh.

Duke i pasur parasysh të gjitha këto, e gjithë dega e AKR-së në Mitrovicë ka marrë vendim që të kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje dhe t’i bashkohet vizionit të Albin Kurtit, duke i dhënë përkrahje të plotë kandidaturës së tij për kryeministër të Qeverisë së Kosovës.

Pas vendimit që kemi marrë dje në Këshillin Drejtues të degës, sot me një ceremoni solemne e gjithë dega e AKR-së në Mitrovicë, që përbëhet nga më shumë se 600 zyrtarë e aktivistë kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje.

Na pret rrugë e gjatë përpara, por nuk do të pushojmë për asnjë çast të punojmë për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, pavarësisht pengesave që mund t’i kemi gjatë rrugëtimit të përbashkët.

Me kryeministër Albin Kurtin!

Na priftë e mbara!

Me respekt,
Agim Bahtiri’.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072920322418213
array(1) { ["section"]=> string(120) "zgjedhjet-e-parakohshme-njeriu-i-behgjet-pacollit-i-bashkohet-albin-kurtit-merr-dhe-600-anetare-te-akr-se-postimi-176133" }