Zgjedhjet e parakohshme, shpërndahet sot Kuvendi i Kosovës

Publikuar tek: rajon, më 09:42 22-08-2019 Zgjedhjet e parakohshme, shpërndahet sot Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancen e fundit plenare, në të cilën do të shqyrtohet propozimi i grupit të deputetëve, për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë.

Të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë deklaruar se do të votojnë në favor të shpërndarjes së Kuvendit.

Kështu shpërndarja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradianj.

Ky i fundit pak para fillimit të seancës është shprehur optimist se deputetët e kësaj legjislature do të votojnë pro shpërbërjes së këtij Kuvendi e më pas vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Pres që të votohet shpërbërja e Kuvendit”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Kushtetutes së Kosovës, në raste të shpërndarjes së Kuvendit zgjedhjet mbahen jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë më pas.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080990791320801
array(1) { ["section"]=> string(64) "zgjedhjet-e-parakohshme-shperndahet-sot-kuvendi-i-kosoves-176007" }