Zgjedhjet e parakohshme/ Zaev konfirmon bashkëpunimin me partinë e Ali Ahmetit: Koalicioni funksionon shkëlqyeshëm

Publikuar tek: rajon, më 20:45 21-11-2019 Zgjedhjet e parakohshme/ Zaev konfirmon bashkëpunimin me partinë e Ali Ahmetit: Koalicioni funksionon shkëlqyeshëm Ali Ahmeti - Zoran Zaev

Pas vendimit negativ në Samitin e Europës për mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministri Zoran Zaev vendosi të çojë vendin në zgjedhje të parakoshme.

Në Shkup tashmë kanë nisur bisedimet për krijimin e koalicioneve për zgjedhjet e 12 prillit, ndërsa koalicioni qeverisës mes LSDM-së së kryeministrit Zaev dhe BDI-së së Ali Ahmetit duket se do të vazhdojë. Pavarësisht përplasjeve dhe deklaratëve kundër brenda dy partive, Zaev ka konfirmuar sot se koalicioni funksionon shkëlqyeshëm dhe do të vazhdojë më tej.

Zaev ka shtuar se pas zgjedhjeve të 12 prillit, do të jenë qytetarët maqedonas dhe shqiptarë ata që do të vendosin për fatin e koalicioneve të ardhshme.

“E dini çfarë është interesante në fund; qytetarët na tregojnë në zgjedhje. Si të na votojnë qytetarët në zgjedhje, ashtu edhe do të na drejtojnë për bashkëpunimet e ardhshme”, është shprehur Zoran Zoran.

Edhe vetë Ali Ahmeti ka konfirmuar funksionimin e koalicionit me partinë e kryeministrit Zaev.

“Koalicioni funksionon, raportet e mira dhe të qëndrueshme janë mes kryetarit të partisë të LSDM-së dhe kryetarit të BDI-së, si dhe organeve të partisë”, ka thënë Ali Ahmeti, kryetar i BDI.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007267951965332
array(1) { ["section"]=> string(119) "zgjedhjet-e-parakohshme-zaev-konfirmon-bashkepunimin-me-partine-e-ali-ahmetit-koalicioni-funksionon-shkelqyeshem-186737" }