Zgjedhjet e PE, reagon Fleckenstein: Do të vazhdoj të jem i lidhur ngushtë me BE

Publikuar tek: aktualitet, më 21:56 26-05-2019 Zgjedhjet e PE, reagon Fleckenstein: Do të vazhdoj të jem i lidhur ngushtë me BE Eurodeputeti Knut Fleckenstein

Zgjedhjet e Parlamentit Europian përfundojnë mbrëmjen e sotme dhe ndërkohë në disa shtete të BE, kanë dalur rezultatet e para.

Në sondazhet paraprake eurodeputeti dhe komisioneri i BE për Zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, Knut Fleckenstein, nuk ka fituar sërish një mandat pesë vjeçar. Pas këtyre rezultateve paraprake, ka reaguar në rrjetet sociale edhe eurodeputeti Knut Fleckenstein.

‘Në Hamburg sapo fola me anëtarët dhe miqtë e SPD Hamburg. Rezultatet e para janë zhgënjyese për mua. Do të doja të përfaqësoja Hamburgun në Parlamentin Europian edhe në 5 vitet e ardhshme. Por duket se është thënë rezultati. Po presim rezultatet finale’, shkruan Fleckenstein në postimin e tij të fundit në Facebook.

Ndërkohë në postimin e tij në rrjetin social tëitter, Knut Fleckenstein ka shkruar se nuk do të kthehet më në Parlamentin Europian, por sipas tij do të vazhdojë që të jetë i lidhur ngushtë më Bashkimin Europian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007267951965332
array(1) { ["section"]=> string(85) "zgjedhjet-e-pe-reagon-fleckenstein-do-te-vazhdoj-te-jem-i-lidhur-ngushte-me-be-165800" }