Zgjedhjet e Përgjithshme në Britani, ‘EXIT POLL’ nxjerrin fitues kryeministrin Johnson, Laburistët me rezultatin më të dobët që nga Lufta e Dytë Botërore

Publikuar tek: bota, më 23:24 12-12-2019 Zgjedhjet e Përgjithshme në Britani, ‘EXIT POLL’ nxjerrin fitues kryeministrin Johnson, Laburistët me rezultatin më të dobët që nga Lufta e Dytë Botërore Kryeministri Boris Johnosn

Kryeministri Boris Johnosn pritet të marrë një mandat të dytë besimi për të drejtuar vendin dhe për të nxjerrë Britaninë nga BE pa marrëveshje.

Sipas “Exit Polleve” zyrtare në Britani, të zhvilluara nga tre burime kryesore në vend BBC, ITV dhe SKY, Konservatorët e drejtuar nga Johnson kanë marrë më shumë mandate se sa ju duhen për të formuar shumicën. Mediat ndërkombëtare, refereuar këtyre “Exit Polleve” zyrtare shkruajnë se Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson ka marrë 368 vende në Dhomën e Ulët.

Kurse Partia Laburiste e drejtuar nga Jeremy Corbyn ka arritur të marrë vetëm 191 vende apo mandate, rekordi më i ulët i regjistruar ndonjëherë që prej Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu, 55 vende ka marrë SNP dhe 13 Liberal-demokratët, ndërsa pritet që dhe disa parti të vogla të marrin mandate. /NEWSBOMB.AL

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Forbes publikon listën e grave më të fuqishme në botë, ja kush kryeson
Pas Serbisë, edhe Rusia mohon masakrën e Reçakut: U trilluan ngjarjet »
Article Logic
Execution time: 0.010726928710938
array(1) { ["section"]=> string(156) "zgjedhjet-e-pergjithshme-ne-britani-exit-poll-nxjerrin-fitues-kryeministrin-johnson-laburistet-me-rezultatin-me-te-dobet-qe-nga-lufta-e-dyte-boterore-189248" }