Zgjedhjet lokale/ Newsbomb mbyll nesër sondazhin, pjesëmarrje e lartë nga qytetarët

Publikuar tek: aktualitet, më 19:04 14-03-2015 Zgjedhjet lokale/ Newsbomb mbyll nesër sondazhin, pjesëmarrje e lartë nga qytetarët

Agjensia e lajmeve Newsbomb.al do të mbyll nesër sondazhin për kandidatët e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.

Që prej datës 6 mars në faqen e facebook-ut të Newsbomb u publikua sondazhi me emrat e kandidatëve të mundshëm që do të propozohen nga partitë politike për zgjedhjet lokale të vitit 2015. Një praktikë e përdorur për herë të parë në Shqipëri, ky sondazh zgjoi një interesim dhe reagim të madh jo vetëm tek qytetarët që kanë votuar masivisht, por edhe tek emrat dhe partitë politike të listuara aty.

Të shumta kanë qenë reagimet pozitive por edhe negative të bëra për këtë sondazh në facebook, megjithatë votat që kanë marrë kandidatët mund të tregojnë jo pak për ata që preferojnë qytetarët të kenë kandidatë në bashkitë e tyre për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sondazhi do të mbyllet nesër në mbrëmje, ndërsa rezultatet e tij do të bëhen publike të hënën e 16 marsit në uebsajtin dhe faqen e facebook-ut newsbomb.al.

Për të votuar për kandidatin në bashkinë tuaj klikoni këtu: Sondazhi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Itali, arrestohen 8 shqiptarë nën akuzën e vjedhjes, rezistencë policisë
Në dy muaj 2 provime për mësuesit, sindikata do e çojë çështjen në Gjykatën Administrative »
Article Logic
Execution time: 0.012176990509033
array(1) { ["section"]=> string(86) "zgjedhjet-lokale-newsbomb-mbyll-neser-sondazhin-pjesemarrje-e-larte-nga-qytetaret-5902" }