ZGJEDHJET/ Meta bën lëvizjen e rradhës, thërret në takim ambasadorët e BE

Publikuar tek: politike, më 12:30 17-06-2019 ZGJEDHJET/ Meta bën lëvizjen e rradhës, thërret në takim ambasadorët e BE Ilir Meta, President

Presidenti Ilir Meta ka takuar mëngjesin e sotëm ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian.

Takimi është zhvilluar në Pallatin e Brigadave dhe ka patur në fokus zhdekretimin e datës së zgjedhjeve që më herët ishte dekretuar nga vetë Meta. Ende nuk dihet se çfarë ka sjellë ky takim, që pritet të zbardhet nga presidenca në orët në vazhdim.

Presidenti anulloi 30 qershorin por mazhoranca nuk është tërhequr. Ajo e ka cilësuar “nul” vendimin e tij dhe vazhdon fushatën drejt zgjedhjeve lokale nga të cilat na ndajnë vetëm 2 javë. Paralelisht, mazhoranca vazhdon procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta, për të cilin socialistët dorëzuan kërkesën që do vlerësohet nga Komisioni Hetimor para se të shkojë në Kuvend për votim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068869590759277
array(1) { ["section"]=> string(78) "zgjedhjet-meta-ben-levizjen-e-rradhes-therret-ne-takim-ambasadoret-e-be-168536" }