Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, Rudina Hajdari kundër Skënder Gjinushit: Militantë që shkojnë 'ush', më vjen keq për Artan Fugën...(E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 11:21 19-05-2019 Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, Rudina Hajdari kundër Skënder Gjinushit: Militantë që shkojnë 'ush', më vjen keq për Artan Fugën...(E PLOTË)

Deputetja Rudina Hajdari ka ngritur alarmin lidhur me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave.

 

Sipas saj nëse në krye të ASH zgjidhet Skëndër Gjinushi "kjo vërteton më së miri se partia nuk kursen as institucionet shkencore për të përmbushur delirin e pafundëm për pushtet.

"Më vjen keq për akademik A.Fugën, që përpiqet të përqasë metodogji ala postmoderniste të modelit francez, në një akademi të stilit “ala monist” të vjetëruar, me persona të dalë boje, të mbushur me moshën e tretë, që e kanë kthyer akademinë tonë në variantin qesharak të “akademisë së prostatit”, shprehet Hadjari.

Kujtojmë se Gjinushi është kundërshtuar edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Komenti i plotë nga Hajdari:

Akademia e prostatit!

Zgjedhja e Gjin-ushit në krye të Akademisë së Shkencave, vërteton më së miri se partia nuk kursen as institucionet shkencore për të përmbushur delirin e pafundëm për pushtet.

Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, revanshi i delirit për pushtet do të përmbytë gjithçka edhe institucionet shkencore.

Padyshim, që ato do të duhen, që në kushtet e gremisjes së madhe të qeverisë, të shërbejnë me përunjësi, për të “pohuar shkencërisht” meritat e qeverisë delirmadhe.

Kudo emërohen militantë dhe të bindur, që shkojnë “ush”, me urdhër dhe zbatojnë verbërisht, ato që sheh në ënder shefi.

Më vjen keq për akademik A.Fugën, që përpiqet të përqasë metodogji ala postmoderniste të modelit francez, në një akademi të stilit “ala monist” të vjetëruar, me persona të dalë boje, të mbushur me moshën e tretë, që e kanë kthyer akademinë tonë në variantin qesharak të “akademisë së prostatit”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018461942672729
array(1) { ["section"]=> string(142) "zgjedhjet-ne-akademine-e-shkencave-rudina-hajdari-kunder-skender-gjinushit-militante-qe-shkojne-ush-me-vjen-keq-per-artan-fugen-e-plote-164855" }