Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, vjen reagimi i parë nga PD

Publikuar tek: aktualitet, më 14:56 04-09-2017 Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, vjen reagimi i parë nga PD

Vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike pas zgjedhjeve të kryetarit dhe nënkryetarit në Akademinë e Shkencave.

Për Ramën zgjedhjet ishin një farsë dhe u bëri të qartë akademikëve se asnjë qindarkë nuk do të shkojë për ASH.

Rama tha se fondet do u shkojnë universiteteve për kërkim shkencor. Sakaq, vjen edhe reagimi i kreut të këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak, Leonard Olli.

Olli thotë se qendrimi prej “padroni” i Ramës nuk është zgjidhja. Sipas tij, kryeministri do të rrënojë çdo institucion të pavarur që prodhon mendim jashtë kontrollit të tij.

REAGIMI I PLOTË I LEONARD OLLIT:

Lideri suprem e vendosi, pas goditjes qe i ka bare arsimit ne teresi, tashme nuk do jape me as fonde per Akademine! Ne fakt ajo akademi ka shume probleme ne funksionimin e mbi te gjitha ne misionin e saj, nje problem madhor qe kerkon reformim te qenesishem, por qe kryhet vetem me ligj, pas diskutimieve me akademiket dhe gjithe grupet e interesit. Por qendrimi prej padroni, sigurisht qe nuk eshte zgjidhja. Rama si pronari i vetem i shtetit shet pasurine publike si pronen e vet. Dhe kjo eshte shume me e rende se gjendja e Akademise. Por, per Ramen rrenimi i Akademise dhe cdo institucioni te pavarur shkencor qe prodhon edhe mendim te lire dhe jashte kontrollit te tij, eshte mision jete. Poshte dija, rrofte lideri suprem...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 1.1625180244446
array(1) { ["section"]=> string(67) "zgjedhjet-ne-akademine-e-shkencave-vjen-reagimi-i-pare-nga-pd-91131" }