Zgjedhjet në Bashkinë e Peshkopisë po afrohen, vërshojnë tendera pa fund

Publikuar tek: ekonomi, më 15:14 05-09-2016 Zgjedhjet në Bashkinë e Peshkopisë po afrohen, vërshojnë tendera pa fund

Në prag të zgjedhjeve në Dibër po shpallen fituesit e tenderave publike në Dibër.

Në buletinin e sotshëm të Prokurimeve Publik u shpallën me dhjetëra njoftime për fituesit dhe lidhjen e kontratave për nisjen e punimeve. 

-Kompania “DODA NDERTIM” shpk u shpall fitues për kanalizimet e urave të zeza përgjatë përroit të Tominit në Peshkopi me fond limit 3,2 milionë lekë.

-Kompania “SELAMI” Shpk me aktivitet në Peshkopi u shpall fituese për sistemin dhe asfaltimin e rrugës Borde, Peshkopi me një vlerë  65 milionë lekë megjithë TVSH.  Burimi i financimit për këtë rrugë është buxheti i shtetit dhe Bashkia e Dibrës.

-Kompania “EGLAND” u shpall fituese për punime për rrethim dhe shtesë për depon e ujit në Shkollën Karmen “Myslim Shehu”, me vlerë  833 mijë lekë.

-Bashkia e Dibrës hapi sot tenderin për shërbim, përmirësim e infrastrukturës Vendore, Aksesit, Lëvizshmërisë dhe Rivitalizim i Hapësirave Publike ne zonën pranë Pallatit të Kulturës me vlerë 1 milionë lekë.

Kjo bashki ka përfshirë në procedura prokurimi me vlerë 10 milionë lekë mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit.

Në fund të muajit që shkoi u hap tenderi për sistemim i përroit te Llixhave, Segmenti Ura e Pazarit-Lixha dhe Rikualifikimi Urban i Zonës” me vlerë 3.3 milionë lekë pa TVSH-në.

U fut në fund të muajit që shkoi në procedura prokurimi “Shërbim Projekt zbatim i objektit Rikonstruksion i Rrugës Kryesore –ish.NBSH deri ish, SMT” me vlerë 5 milionë lekë.

Dy muajt u fundit prokurimet e fondeve publike për bashkinë e Dibrës janë shumëfishuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02606201171875
array(1) { ["section"]=> string(77) "zgjedhjet-ne-bashkine-e-peshkopise-po-afrohen-vershojne-tendera-pa-fund-51962" }