Zgjedhjet në Europë, Merkel mosdakordësi me Macron për kreun e ri të PE 

Publikuar tek: bota, më 23:49 28-05-2019 Zgjedhjet në Europë, Merkel mosdakordësi me Macron për kreun e ri të PE  Presidenti francez Macron dhe kancelarja gjermane, Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë takimit të sotëm nuk ranë dakord se kush duhet të jetë shefi i ardhshëm i Komisionit Europian.

Ndërkohë krerët e BE-së po negociojnë rreth emrave në postet më të larta të BE për pesë vitet e ardhshme.

Diplomatët europianë treguan se kancelarja Merkel ishte zhgënjyer nga mënyra se si Presidenti Macron kishte hedhur poshtë me shpejtësi kandidaturën e preferuar të Berlinit, ligjvënësin gjerman të qendrës së djathtë, Manfred Ëeber.

Zgjedhjet e javës së kaluar për Parlamentin Europian sollën një parlament ku fituan liberalët pro BE-së dhe të Gjelbërit nga njëra anë, si dhe nacionalistët euroskeptikë të së djathtës ekstreme në anën tjetër, duke e bërë më të vështirë arritjen e një axhende të përbashkët.

Zgjedhjet e Bashkimit Evropian që mbahen një herë në pesë vjet, kërkojnë zëvendësimin e krerëve të institucioneve kryesore të BE-së.

Merkel deklaroi se dëshironte që ligjvënësi Ëeber të ishte kreu i ardhshëm i Komisionit Europian, pas Jean-Claude Juncker i cili largohet më 31 tetor.

Presidenti francez Macron mesa duket nuk ka qenë dakord, duke renditur komisioneren e BE për çështjet e konkurrencës, danezen Margrethe Vestage, negociatorin e BE për çështjen e Brexit, francezin Michel Barnier, si dhe socialdemokratin hollandez Frans Timmermans si kandidatë më të përshtatshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027117013931274
array(1) { ["section"]=> string(77) "zgjedhjet-ne-europe-merkel-mosdakordesi-me-macron-per-kreun-e-ri-te-pe-166086" }