Zgjedhjet në FRPD/ Berisha jep mbështetje për Greta Koçin, por Basha është kundër

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:31 23-03-2015 Zgjedhjet në FRPD/ Berisha jep mbështetje për Greta Koçin, por Basha është kundër Në foto: Greta Koçi, Sali Berisha dhe Eni Koçi

Forumi Rinor i Partisë Demokratike është duke u përgatitur për të zgjedhur kreun e tij, ku kandidate kryesore mbetet kryetarja aktuale Greta Koçi, por gjithsesi zgjedhjet mund të ofrojnë edhe surpriza.

Pavarësisht se është një figurë e njohur në Shqipëri, Greta Koçi duket se nuk e ka mbështetjen e kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili është kundra rizgjedhjes së saj në krye të FRPD-së. Basha kërkon një tjetër person në krye të të rinjve demokrat dhe bëhet fjalë për Belind Këlliçi, person i afërt me kreun e PD-së.

Megjithatë, Greta nuk ndihet e braktisur, madje duhet të ndihet edhe më e fortë nëse bazohemi tek kjo foto ku ajo shihet në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ish-kreu i PD-së ka qenë një mbështetës i madh i Gretës në forumet rinore të kësaj partie, aq sa i dha asaj post zyrtar edhe në ministrinë e Brendshme në fund të mandatit të tij. Në foton e shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha ndodhet i ulur midis Gretës dhe motrës së saj Eni Koçi.

Zgjedhjet për kreun e FRPD-së ishin planifikuar të zhvilloheshin disa javë më parë, por u shyn pas një aksidenti me makinë ku u përfshi Greta Koçi.

*Belind Këlliçi - Kandidati i mbështetur nga Basha

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13799500465393
array(1) { ["section"]=> string(84) "zgjedhjet-ne-frpd-berisha-jep-mbeshtetje-per-greta-kocin-por-basha-eshte-kunder-6762" }