ZGJEDHJET NË FSHF: Rama krah Dukës jep mesazhin e fortë nga kompleksi Dinamo

Publikuar tek: aktualitet, më 11:22 15-01-2018 ZGJEDHJET NË FSHF: Rama krah Dukës jep mesazhin e fortë nga kompleksi Dinamo

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e inagurimit të punimeve në kompleksin "Dinamo".

I shoqëruar edhe nga kreu i FSHF Armand Duka i cili po garon për mandatin e pestë për President përballë Bashkim Finos, Rama dha mesazhin e fortë për zgjedhjet duke kërkuar ta lënë jashtë kësaj historie. “Në fillim thonin që unë  dua të hyj në federatë, tani që erdha këtu thonë që nuk e dua më Federatën. Ju lutem mos më ngatërroni mua me zgjedhjet në FSHF”, tha Rama. 

Sa i takon punimeve në kompleksin Dinamo që pritet të mbarojnë pas 18 muajsh, kreu i qeverisë u shpreh:

“Nuk bëhet fjalë thjesht për të ndërtuar zyrat e FSHF por për të ndërtuar një shtëpi të futbollit shqiptar, të kombëtares shqiptare dhe me modesti një mikrokomercano që është një qendër ekselence në Itali ku jo vetëm mirëpritet kombëtarja por ky zhvillohet edukimi në vazhdim i trajnerëve ku zhvillohen kurse kombëtare e ndërkombëtare, kjo shtëpi është pjesë integrale e parkut olimpik. Më vjen keq që si ish sportist i Dinamos për gjithë ata bashkëudhëtarë, bashkëvujtës, bashkëndërrimtarë, se kemi kaluar një pjesë të jetës sonë në godinën që do shembet, kam marrë shumë mesazhe nga nostalgjikët: si ka mundësi do zhduket godina por ka pushuar kjo godinë së qeni e Dinamos, godina që kemi mbrapa për turp u kthyem në kafazin e pëllumbave të shumësportshit .

Këtu mungon vetëm Federata e Federatave që pas 18 muajsh do ketë një tjetër godinën simbol, kjo shtëpi e futbollit plotëson fazën e dytë të parkut olimpik që do përfundojë me pishinën e re të mbyllur dhe me mjedisin e parkut parashikuar nga bashkia dhe paralelisht ka përfunduar projekti për transformimin e kopshtit botanik. Kjo është një pamje besoj e të sotmes e të nesërmes që meriton vërtet vëmendje, kështu që unë dua të them se është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e një transformimi që ka nisur. Por pa mbështetjen e qeverisë jo këtu po në asnjë vend që kërkon të zhvillojë futbollin është e pamundur, ne e kemi pasur qysh në ditën e parë prioritet mbështetjen e sportit, shifrat flasin vetë dhe rezultatet, do vazhdojmë të bëjmë më shumë akoma.

Përgëzime dhe mbarësi për gjithë komunitetin, unë jam besimplotë se pas 18 muajsh do jemi të çliruar nga një barrë e borxhi ndaj ekipit kombëtar që ka bërë shumë për këtë vend dhe e meriton shtëpinë e vet për t’u stërvitur e për të luajtur. Me këtë, e Arenën Kombëtare që do jetë gati në fillim të vitit të ardhshëm besoj se ndjenja e çlirimit, është plotësisht legjitime.

Ju lutem mos më ngatërroni mua me zgjedhjet në FSHF”, përmbylli kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 6 vjet nga vrasja e Fatjon Barmetës, 2 familjet në konflikt (DETAJE)
Denoncimi: Shkarkohen 15 policë se nuk paguanin shefin, si kalohet pa u regjistruar në Rinas »
Article Logic
Execution time: 0.011264085769653
array(1) { ["section"]=> string(82) "zgjedhjet-ne-fshf-rama-krah-dukes-jep-mesazhin-e-forte-nga-kompleksi-dinamo-106600" }