Zgjedhjet në Gjermani, sondazhet tregojnë dështim për CDU-në e Merkelit

Publikuar tek: bota, më 23:25 13-03-2016 Zgjedhjet në Gjermani, sondazhet tregojnë dështim për CDU-në e Merkelit

Partia e kancelares gjermane Angela Merkel ka pësuar humbje në dy nga tre landet ku u mbajtën zgjedhjet rajonale. Sipas sondazheve AfD kryeson në 3 lande. Politika e dyerve të hapura e ndjekur nga Merkel ka sjellë mjaft pakënaqësi në vend. Më shumë se një milion emigrantë kanë hyrë në Gjermani në vitin 2015.

Partia AfD që mesa duket ka gjetur shtegun më të mirë nga situata e rënduar. Deri në vitin 2013, partia nacionaliste “Alternativa për Gjermaninë” trumbetonte për vota me një platformë antieuropiane.

Sloganet e saj elektorale janë të orientuara kundër emigrantëve, “siguroni kufijtë” apo “stop kaosit të refugjatëve”, duke kërkuar që në këtë formë të bëhet akoma më shumë populiste dhe të marrë votat e atyre që janë kundër strehimit të azilantëve në vend. Zgjedhjet federale janë edhe testi i parë para atyre të përgjithshme, të cilat do të mbahen në Gjermani vitin e ardhshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029799222946167
array(1) { ["section"]=> string(76) "zgjedhjet-ne-gjermani-sondazhet-tregojne-deshtim-per-cdu-ne-e-merkelit-35000" }