Zgjedhjet në Kosovë, emigrantët nisin të votojnë përmes postës

Publikuar tek: rajon, më 14:46 19-09-2019 Zgjedhjet në Kosovë, emigrantët nisin të votojnë përmes postës

Ka filluar sot votimi përmes postës për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë periudhës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit (30 gusht – 10 shtator) ka pranuar 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim dhe prej tyre:

– 5 mijë e 327 aplikacione janë pranuar përmes postës;

– 319 aplikacione janë pranuar përmes faksit, dhe

– 34 mijë e 667 aplikacione janë pranuar përmes e-mail adresave të shërbimit votues.

Nga 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim që janë pranuar dhe proceduar, janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025641918182373
array(1) { ["section"]=> string(68) "zgjedhjet-ne-kosove-emigrantet-nisin-te-votojne-permes-postes-179022" }