Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj akuzon ish-partnerët e koalicionit: Kishin skenar kundër meje por ia lashë letrat në dorë!

Publikuar tek: rajon, më 22:53 02-09-2019 Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj akuzon ish-partnerët e koalicionit: Kishin skenar kundër meje por ia lashë letrat në dorë! Kryeministri ne largim i Kosoves, Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se aleatët e tij në kalicionin qeverisë PAN, kanë pritur që ai do të tërhiqej nga pozicionet për taksën dhe ndarjen pas ftesës nga Gjykata Speciale.

I ftuar në RTV Dukagjini, Haradinaj akuzoi aleatët e koalicionit qeverisës PAN përsa I përket Gjykatës Speciale.

Sipas tij askush nga politika nuk i ka pritur veprimet e tij pas ftesës nga Gjykata Speciale.

‘Ata kanë pasur një skenar se kur të më vjen mua ftesa, unë do të kërkoj gjithkund për të shpëtuar kokën time dhe të kërkoj adresë për të shpëtuar. Duke kërkuar atë zgjidhje unë ose do të kisha pranuar ndarjen ose të largoj taksën, ja diçka tjetër. Askush nga ta nuk e ka pritur se ua lë letrat në dorë. Të ju them faleminderit shumë. Dorëheqje! Shkojmë në zgjedhje. Besimin e kam te populli. Nëse populli ma jep besimin e ndërtoj qeverinë. Nuk kam më besim te politika dhe kolegët e mi sepse këtyre ua kam prishur letrat, ka thënë Ramush Haradinaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023595094680786
array(1) { ["section"]=> string(125) "zgjedhjet-ne-kosove-haradinaj-akuzon-ish-partneret-e-koalicionit-kishin-skenar-kunder-meje-por-ia-lashe-letrat-ne-dore-177125" }