Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj thumbon Veselin: Korrupsionin nuk e luftojnë dot servilët!

Publikuar tek: rajon, më 20:43 01-09-2019 Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj thumbon Veselin: Korrupsionin nuk e luftojnë dot servilët! Kryeministri ne largim i Kosoves, Ramush Haradinaj dhe kreu i PDK, Kadri Veseli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,si dhe kryeministri në largim Ramush Haradinaj, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.

Gjatë një takimi me qytetarët e Klinës, Haradinaj iu referua PDK-së dhe Kadri Veselit duke thënë se me të paguximshëm dhe me servilë nuk luftohet korrupsioni.

‘Po thonë kemi me e luftu korrupsionin. Shumë mirë! Si do ta luftojnë këta korrupsionin? Këta frikësohen me i thënë dikujt se çfarë besojnë! I kam parë, besoni, frikësoheshin që t’i thonë aletëve, jo armiqve për atë se çka besojnë e çka nuk besojnë. Veç servilizëm! Servili nuk lufton asgjë! Servili aty të lë’, ka thënë Haradinaj.

Veseli ka bërë të ditur se do të luftojë korrupsionin nëse do të zgjidhet kryeministër. Madje ai kishte marrë vendim që të largoheshin të gjithë ministrat dhe zevendësministrat nga radhët e PDK-së që kanë aktakuzë gjatë qeverisjes së Haradinajt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve, plagoset me thikë 17 vjeçari
Sot dita e parë e shkollës në Kosovë, Thaçi mesazh: Për shumë nxënës fillon një rrugëtim i rëndësishëm »
Article Logic
Execution time: 0.016167879104614
array(1) { ["section"]=> string(93) "zgjedhjet-ne-kosove-haradinaj-thumbon-veselin-korrupsionin-nuk-e-luftojne-dot-servilet-176991" }