Zgjedhjet në Kosovë, KQZ vendos rinumërimin e 303 vendvotimeve

Publikuar tek: rajon, më 17:15 09-10-2019 Zgjedhjet në Kosovë, KQZ vendos rinumërimin e 303 vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mënyrë unanime ka vendosur që të miratojë rekomandimin e Qendrës së Rinumërimit që të rinumërohen 303 vendvotime në të cilat ka pasur gabime teknike në formularët në të cilët janë bartur votat.

Pasi ka folur përfaqësuesi i QNR’së, Burim Ahmetaj, dhe anëtarët e KQZ’së, ka folur kryetarja e këtij insitutcioni, Valdete Daka, e cila ka thënë se ka ndodhur gabimi teknik i shtypjes së formularëve.

Ajo ka thënë se në ditët në vazhdim do të zbulohet pse ka ndodhur ky gabim, i cili ka shkaktuar huti tek komisonerët gjatë procesit të numërimit dhe shënimit të votave.

“Formularët janë shtypur gabimisht, i kujt është faji do të zbulohet gjatë ditës së ardhshme, dhe do të dihet pse ka ardh deri tek shtypja e gabueshme. Sekretariati është përgjegjës për shpërndarjen e formularit në të gjithë Kosovën. Subjektet të cilat kanë qenë të renditura në fletë votim dhe janë renditur edhe në formular, subjektit të parë i mungon rubrika, dhe për rrjedhojë disa komisionarëve që iu ka dhezë llampa i kanë shkru me saktësi, ndërsa disa të tjerëve që s’iu ka dhezë kanë vazhdu prej subjektit të dytë. QNR i ka zbuluar 303 vendvotime ku formularët janë plotësu në këtë mënyrë, dhe si përfundim është që këta formularë nuk mund të procedohen si të tillë, pasi që janë plotësuar në mënyrë të gabueshme. E kemi rekomandimin e Burimit që të rinumërohen këto 303 vendvotime, sepse janë plotësuar në mënyrë të gabueshme. Nuk ka dyshime që janë plotësuar me qëllim, por që ka ndodhë sipas një gabimi teknik”, ka thënë Daka.

Më pas kryetarja e KQZ’së e ka hedhur në votim, dhe rekomandimi është miratuar me shumicë votash në KQZ nga të gjithë përfaqësuesit e partive politike.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0089950561523438
array(1) { ["section"]=> string(68) "zgjedhjet-ne-kosove-kqz-vendos-rinumerimin-e-303-vendvotimeve-181405" }