Zgjedhjet në Kosovë, Kurti dhe Osmani thyejnë rekordin e votave të fituara  

Publikuar tek: rajon, më 17:49 19-10-2019 Zgjedhjet në Kosovë, Kurti dhe Osmani thyejnë rekordin e votave të fituara   Kreu i LVV, Albin Kurti dhe kandidatja per kryeministri nga radhet e LDK, Vjosa Osmani

Lideri i Vetëvendosjes dhe kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, kanë arritur që thyejnë rekordin e votave të marra brenda subjekteve të tyre politike.

Numri i votave të marra nga të dy bartësit e listave në subjektet politike përkatëse, ka kaluar pritshmëritë.

Edhe pse KQZ nuk i ka shpallur ende zyrtarisht numrin e votave të kandidatëve, burime nga Lëvizja Vetëvendosje raportojnë se lideri i VV, Albin Kurti ka marrë 167 mijë vota pa përfshirë votat e diasporës dhe ato me kusht. Ndërsa së bashku me to, votat për kreun e listës së Vetëvendosjes shkon në 185 mijë, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm për marrjen e votave nga një politikan.

Nga ana tjetër Vjosa Osmani si bartëse e listës në subjektin politik të LDK-së ka marrë 162 mijë vota. Në bazë të këtyre votave, të dy liderët e listave të subjekteve të tyre kanë arritur 82.2% të votave në partitë e tyre.

Për zgjedhjet e 6 tetorit të 2019-ës, ende nuk janë paraqitur rezultatet përfundimtare. Në bazë të raportimeve, Albin Kurti nga Vetëvendosja dhe Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë arritur të thyejnë rekordin e votave të marra që prej vitit 2010.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073950290679932
array(1) { ["section"]=> string(80) "zgjedhjet-ne-kosove-kurti-dhe-osmani-thyejne-rekordin-e-votave-te-fituara-182719" }