Zgjedhjet në Kosovë, NISMA kalon pragun zgjedhor dhe siguron 6 deputetë në Parlament

Publikuar tek: rajon, më 19:14 11-11-2019 Zgjedhjet në Kosovë, NISMA kalon pragun zgjedhor dhe siguron 6 deputetë në Parlament Kreu i AKR-se, Behgjet Pacolli dhe kreu i NISMA, Fatmir Limaj

Nëse vendimi i marrë sot nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për anulimin e votave të ardhura nga Serbia nuk do të kontestohet në Gjykatën Supreme, atëherë koalicioni NISMA-AKR-PD e kalon pragun zgjedhor dhe siguron gjashtë deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Sipas rezultateve zyrtare nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), kreu i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka marrë 26.014 vota, ndërsa partneri i tij në koalicion, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli renditet i dyti me 10.525 vota.

Ndërsa i treti më i votuar, është ministri aktual i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala, i cili ka marrë 6.819 vota. Pas tij radhitet edhe deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala me 6.643 vota, transmeton newsbomb.al.

Kuota gjinore u ka siguruar mandate edhe dy grave nga ky koalicion.

Mirlinda Sopi-Krasniqi ka dalë si gruaja më e votuar me gjithsej 4.079 vota, e pas saj radhitet Albulena Balaj-Halimaj me 4.047 vota.

Sipas llogaritjeve Aleanca Kosova e Re (AKR) do të përfaqësohet në Kuvend të Kosovës me dy deputetë, ndërsa katër do t’i ketë Nisma Socialdemokrate.

Hyrja në Palamentin e Kosovës së koalicionit të Nismës Socialdemokrate, do të ndikojë edhe në numrin e deputetëve që pas rezultateve përfundimtare u tha se do t’i marrin partitë tjera politike.

Si pasojë Lëvizja Vetëvendosje do të ketë tre deputetë më pak ndërsa LDK-ja një deputet më pak. Gjithashtu edhe PDK-ja dhe koalicioni AAK-PSD do të kenë nga një deputet më pak, transmeton newsbomb.al.

Kujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, vendosi ditën e sotme që të anulojë votat e dërguara me postë nga Serbia si dhe të çojë në rinumërim një mijë e 472 vendvotime.

‘Paneli 53 ankesa i ka pranuar si të bazuara, prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhëroj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimin e 1 mijë e 472 vendvotimeve.

Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia’, thuhet në njoftimin për media të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)./Newsbomb.al.

diniiii.png

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029340028762817
array(1) { ["section"]=> string(90) "zgjedhjet-ne-kosove-nisma-kalon-pragun-zgjedhor-dhe-siguron-6-deputete-ne-parlament-185513" }