Zgjedhjet në Kosovë, NISMA kalon pragun zgjedhor, ja sa deputetë humbasin partitë e tjera (DETAJE)

Publikuar tek: rajon, më 20:02 15-10-2019 Zgjedhjet në Kosovë, NISMA kalon pragun zgjedhor, ja sa deputetë humbasin partitë e tjera (DETAJE) Logot e subjekteve politike ne Kosove

Sipas rezultatit të rinumërimit të 82.49% të votave nga 314 vendvotime, koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re do t’i sigurojë 6 mandate deputetësh në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Nëse me votat e vendvotimeve që nuk janë rinumëruar ende, koalicioni NISMA-AKR kalon pragun zgjedhor me 5.02 për qind të votave të fituara, atëherë ky koalicion me anë të metodës së Ad’hont i cili përdoret në llogaritjen e konvertimit të 5%-tshin të votave të përgjitshme në shkallë vendi në sistemin zgjedhor të Republikës së Kosovës, fiton 6 mandate deputeti.

Bazuar në këtë rezultat, me hyrjen e Nismës në Kuvendin e Kosovës, partitë e tjera parlamentare do të kenë më pak deputetë se sa kanë deklaruar në fillim, transmeton newsbomb.al.

Me rezultatet e reja, Lëvizja Vetëvendosje me 25.49% të votave do të ketë 29 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe jo më 31 sa të do të kishte nëse koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re, e kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, nuk do të kalonin pragun zgjedhor.

Ndërkohë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me hyrjen e koalicionit të NISMA-s nga 30 deputetë sa do të kishte me marrjen e 24.82% të votave në rang vendi, pas certifikimit të rezultateve të reja do të ketë vetëm 28 deputetë.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK)  dhe koalicioni AAK-PSD do të kenë nga një deputet më pak, respektivisht PDK me 21.24% të votave në rang vendi do të përfaqësohet me 24 deputetë në Parlament, ndërsa koalicioni AAK-PSD me 11.57% të votave të përgjitshme do të kenë 13 deputetë transmeton newsbomb.al.

Kujtojmë se sistemi zgjedhor në Kosovë e ka të detyrueshëm kalimin e pragut prej 5% të votave në shkallë vendi për çdo subjekt politik apo koalicion parazgjedhor në rast inkuadrimi në Parlamentin e Republikës së Kosovës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037353992462158
array(1) { ["section"]=> string(101) "zgjedhjet-ne-kosove-nisma-kalon-pragun-zgjedhor-ja-sa-deputete-humbasin-partite-e-tjera-detaje-182200" }