Zgjedhjet në Kosovë, Pacolli i reagon Kurtit: Rinumërimi i votave ka shqetësuar Vuçiçin

Publikuar tek: rajon, më 22:22 24-11-2019 Zgjedhjet në Kosovë, Pacolli i reagon Kurtit: Rinumërimi i votave ka shqetësuar Vuçiçin Kreu i AKR-se, Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, deklaroi sot se rinumërimi i votave të zgjedhjeve të 6 tetorit, ka konfirmuar se koalicioni AKR-NISMA-PD është pjesë e Parlamentit të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ministri i Jashtëm i Kosovës në detyrë, Pacolli tha se manipulimi i votave nuk është lejuar dhe se AKR-ja do të përfaqësojnë interesin e popullit në kuvend.

‘Ne do të përfaqësojmë në mënyrën më të mirë interesat e votuesve tanë dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës për prosperitet ekonomik, sundim të ligjit dhe ruajtjen e miqësisë sonë me Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti. Jemi krenarë që vendet tona në Kuvendin e Kosovës kanë shqetësuar Vuçiqin dhe aleatët e tij’, ka shkruar Pacolli.

Reagimi i Pacollit ka ardhur pas deklaratave të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit ditën e sotme, i cili tha se kishte marrë mbështetje nga tre deputetë të tre partive të komuniteteve joshumicë që do ta votojnë qeverinë Kurti pa kushtëzime.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035632133483887
array(1) { ["section"]=> string(92) "zgjedhjet-ne-kosove-pacolli-i-reagon-kurtit-rinumerimi-i-votave-ka-shqetesuar-vucicin-187080" }