Zgjedhjet në Kosovë, partitë serbe të gatshme për bashkëpunim me qeverinë Kurti

Publikuar tek: rajon, më 17:31 21-10-2019 Zgjedhjet në Kosovë, partitë serbe të gatshme për bashkëpunim me qeverinë Kurti Parlamenti i Kosoves

Subjektet politike, të cilat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë kanë përfaqësuar komunitetin serb, presin dhe janë të gatshme të bashkëpunojnë me Qeverinë e re të Kosovës.

Subjektet politike serbe parlamentare, pjesëmarrjen në qeverinë e Kosovës e kanë të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila doli partia e parë me më shumë vota në zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë se Lista Serbe duhet të shkojë në opozitë dhe se për postin e një ministri nga komuniteti serb, do të bisedojë me partitë tjera parlamentare serbe.

Igor Simiç, nënkryetar i Listës Serbe dhe bartës i listës zgjedhore të këtij subjekti politik në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, ka deklaruar se subjekti i tij politik ka fituar zgjedhjet në komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe tashmë ka të drejtën e garantuar me të gjitha aktet juridike të Kosovës, që të propozojë anëtarët për Qeverinë e Kosovës.

Slobodan Petroviç, lider i Partisë së Pavarur Liberale, beson që pas numërimit të votave, ky subjekt politik do të arrijë të futet në Kuvendin e Kosovës. Petroviç ka deklaruar gjithashgtu se është i hapur për çfarëdo lloj bashkëpunimi me qeverinë e ardhshme, e cila do të çonte drejt një jete më të  mirë komunitetin serb, por edhe të gjithë qytetarët e tjerë të vendit.

Qeveria e re e Kosovës, për të cilën janë duke biseduar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pavarësisht qëndrimit të Albin Kurtit, sipas Kushtetutës do të duhej kishte një post të ministrit për komunitetin serb dhe një për komunitetet tjera pakicë.

Posti i ministrit për komunitetin serb do të duhej të merrte mbështetjen formale të deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë se votat e Listës Serbe, ndryshe nga dy legjislacionet e kaluara, nuk janë vendimtare për formimin e Qeverisë së re të Kosovës edhe pse Lista Serbe mbart 8-10 mandate ne parlamentin prej 120 ulëse të Republikës së Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025661945343018
array(1) { ["section"]=> string(85) "zgjedhjet-ne-kosove-partite-serbe-te-gatshme-per-bashkepunim-me-qeverine-kurti-182940" }