Zgjedhjet në Kosovë, Ramush Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit

Publikuar tek: rajon, më 20:30 15-10-2019 Zgjedhjet në Kosovë, Ramush Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit Kryeministri ne largim i Kosoves dhe kreu i AAK-se, Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, dhe kreu i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe konstituimit të Kuvendit, do të dorëzojë mandatin e deputetit.

Haradinaj ka theksuar se do të merret me ristrukturimin e subjektit politik të cilin e drejton. Sipas tij

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka nevojë për reformën e nevojshme që e kërkoi sovrani.

Kujtojmë se partia e Haradinajt në koalicion parazgjedhor me Partinë Social-Demokrate të Shpend Ahmetit, sipas rezultateve preliminare, kanë dalë subjekti politik i katërt në rang vendi në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke fituar 11.57 për qind të votave të përgjithshme, transmeton newsbomb.al.

Ndërkohë Haradinaj nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, ndërkohë që dorëzimin e mandatit të deputetit ai e ka bërë edhe edhe më pare.

Në shkurt të vitit 2016, kreu i AAK-së kishte dorëzuar mandatin e tij të deputetit në shenjë proteste dhe pas pakënaqësive që kishte me mbarëvajtjen e punimeve të Parlamentit gjatë koalicionit qeverisës PDK-LDK me kryeministër Isa Mustafën, transmeton newsbomb.al.

Prej shtatorit 2017 deri në korrik të këtij viti, kur ai dha dorëheqje, Haradinaj udhëhoqi Qeverinë nga zgjedhjet e fituara në koalicion me PDK-në dhe Nismën Socialdemokrate, e njohur ndryshe si koalicioni PAN i krahut të luftës së UÇK-së, pasi krerët e partive respektive gjatë luftës së Kosovës kishin qenë komandantë të zonave operative të UÇK-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017271995544434
array(1) { ["section"]=> string(72) "zgjedhjet-ne-kosove-ramush-haradinaj-dorezon-mandatin-e-deputetit-182202" }