Zgjedhjet në Kosovë, Vjosa Osmani: Gjatë fushatës më kanë kërcënuar mua dhe familjen

Publikuar tek: rajon, më 22:01 10-10-2019 Zgjedhjet në Kosovë, Vjosa Osmani: Gjatë fushatës më kanë kërcënuar mua dhe familjen Kandidatja e LDK-se per kryeministre e Kosoves, Vjosa Osmani

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka deklaruar se gjatë fushatës zgjedhore ajo dhe familja e saj janë kërcënuar nga njerëz të panjohur.

Sipas saj lajmet të cilat Osmani i konsideron të rreme gjatë fushatës zgjedhore kanë rrezikuar atë dhe familjen e saj duke u kërcënuar nga njerëz të panjohur.

‘Njerëz të panjohur kanë ardhur në oborrin tim dhe m’i kanë frikësuar fëmijët’, ka thënë Osmani.

Osmani ka deklaruar se i kanë ardhur kërcënimet për shkak të disa raportimeve se ajo ka punuar në UNMIK ku janë hetuar krimet e luftës, se kishte lidhje me rusët dhe se do të ishte dëshmitare në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, shkruar në rrjetin social Facebook para disa ditësh se gruaja e tij dhe e gjithë familja e LDK-ja kanë qenë target i sulmeve të lajmeve të rreme dhe propagandës gjatë gjithë fushatës. Ai ka fajësuar PDK-në dhe Vetëvendosjen të cilat sipas tij gjatë fushatës i kanë sponsorizuar këto lajme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02144193649292
array(1) { ["section"]=> string(89) "zgjedhjet-ne-kosove-vjosa-osmani-gjate-fushates-me-kane-kercenuar-mua-dhe-familjen-181578" }