Zgjedhjet në M.Veriut, Meta shkruan me pesimizëm për Shqipërinë: Atje ka atmosferë sigurie dhe demokracie, te ne s’ka akoma datë por tensioni ka filluar

Publikuar tek: politike, më 11:14 09-07-2020 Zgjedhjet në M.Veriut, Meta shkruan me pesimizëm për Shqipërinë: Atje ka atmosferë sigurie dhe demokracie, te ne s’ka akoma datë por tensioni ka filluar Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta shkruan se në vendin tonë kur s'ka ende një datë për mbajtjen e zgjedhjeve, në horizont ka një tension artificial sikur ato do mbahen nesër.

Këtë situatë Meta e krahason me Maqedoninë e Veriut ku pas disa ditësh do të mbahen zgjedhjet paralamentare të parakoshshme. “Edhe pse zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Maqedoninë e Veriut do mbahen vetëm pas pak ditësh, një atmosferë sigurie dhe demokracie mbizotëron falë pjekurisë të lidershipit politik në tërësi, por edhe funksionimit normal të institucioneve”, shkruan Presidenti.

“Ndërkohë që edhe pandemia është në rritje së bashku edhe me defiçitin dhe borxhin publik. Verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta”, vijon më tej Presidenti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099809169769287
array(1) { ["section"]=> string(156) "zgjedhjet-ne-m-veriut-meta-shkruan-me-pesimizem-per-shqiperine-atje-ka-atmosfere-sigurie-dhe-demokracie-te-ne-s-ka-akoma-date-por-tensioni-ka-filluar-213314" }