Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Aleancës për Shqiptarët: Koalicioni me BDI s'do funksiononte, Ahmeti ka punuar për përçarjen e shqiptarëve

Publikuar tek: rajon, më 22:27 13-07-2020 Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Aleancës për Shqiptarët: Koalicioni me BDI s'do funksiononte, Ahmeti ka punuar për përçarjen e shqiptarëve Ziadin Sela

Sot kanë nisur votimet e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët shkojnë sërish në këto zgjedhje me shumë parti duke mos dëshmuar vullnet për të qenë një fuqi e vetme.

Në një lidhje Skype për RTV Ora, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u shpreh se koalicioni me BDI është provuar më parë dhe se janë bërë gabime të shumta.

Sela: Nuk është mirë që vetëm ajo ideja e bashkimit dhe të mos i mendojmë mirë propozimet që bëjmë. Demokracia dhe sistemi demokratik shumë partiak nuk është i shpikur nga ne shqiptarët, por në esencë ka konkurencën ndërmjet koncepteve politike dhe llogaridhënien. Ne kemi qenë në një situatë ku kemi pasur vetëm një subjekt politik shqiptar dhe realisht gabimet më të mëdha në hapa dhe strategji i kemi bërë atëherë. Kjo përkon me periudhën e shpalljes së pavarësisë kur shqiptarët mbetën në Parlament pavarësisht se me Kushtetutë u hiqej e drejta të cilët i kishin të garantuar. Sot e kësaj dite i vuajmë pasojat ndaj ne nuk i prishim rregullat e demokracisë dhe vetëm një subjekt politik do të bënte që të futej në skenën politike vetëm disa individë të cilët e dinë se shqiptarët nuk kanë zgjidhje tjetër vetëm për të votuar ata, nuk do i kthenin sytë kurrë tek shqiptarët. Ne kemi pasur kujdes si Aleancë për Shqiptarët.

Gjithashtu Sela nuk i ka kursyer akuzat për kreun e BDI-së Ali Ahmeti ku shprehet se ai ka punuar vetëm për të përçarë partitë politike shqiptare.

Sela: Ne shpresojmë që kemi arritur efektin e përçimit të mesazhit të elektoratit shqiptar. Në bllokun shqiptar garojnë vetëm dy koncepte politike tanimë. Është e reja e përfaqësuar përmes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës dhe Bashkimi Demokratik për Integrim i cili po qeveris prej 18 vitesh dhe ka ardhur momenti që të shkojnë në opozitë.  Ja ka dalë për mrekulli sepse Ahmeti është ai i cili ka mbijetuar në skenën politike. Ditën ka folur për bashkim dhe natën ka punuar fort për t’i përçarë partitë politike shqiptare. Deklarata të gënjeshërta nuk qëndron.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097861289978027
array(1) { ["section"]=> string(155) "zgjedhjet-ne-maqedonine-e-veriut-kryetari-i-aleances-per-shqiptaret-koalicioni-me-bdi-s-do-funksiononte-ahmeti-ka-punuar-per-percarjen-e-shqiptareve-213754" }