Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Meta: Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë

Publikuar tek: rajon, më 10:27 16-07-2020 Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Meta: Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev shpall fitoren e zgjedhjeve të 10-ta parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Partia që ai drejton ka marrë 46 mandate.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja ka marrë 44 mandate, BDI-ja 15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, E Majta dy dhe PDSH-ja 1 deputet.

Ka ardhur reagimi i Presidentit Ilir Meta i cili ka uruar shqiptarët për përfaqësimin e lartë.

“Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese!

Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri.

Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkruan Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010139942169189
array(1) { ["section"]=> string(99) "zgjedhjet-ne-maqedonine-e-veriut-meta-shume-urime-partive-shqiptare-per-perfaqesimin-e-larte-213982" }