Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela: Bisedimet për koalicion me Besën dhe Alternativën, në rrugë të mbarë

Publikuar tek: rajon, më 21:29 15-11-2019 Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela: Bisedimet për koalicion me Besën dhe Alternativën, në rrugë të mbarë Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, shprehet se negociatat për koalicion apo bashkimin e partive shqiptare në një bllok parazgjedhor, respektivisht me Lëvizjen Besa dhe Alternativën janë në rrugë të mbarë.

Sela ka thënë se tashmë që bisedimet po shkojnë mirë, është radha që “projekti” të jetësohet.

“Atë që e kam thënë publikisht, natyrisht se tani është radha që ta jetësojmë. Jemi në komunikim e sipër mbi variantin për koalicion mes Aleancës, Besës dhe Alternativës dhe jemi në rrugë të mbarë. Kaq mund t’ju them deri tani”, është shprehur Zidain Sela.

Gjithashtu, si inciatori i këtij “projekti” kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka thënë se, programet politike të partive do të harmonizohet gjatë diskutimeve.

“Ka kohë akoma. Jemi në fillim për t’i rregulluar gjërat parimisht pastaj flasim për gjëra tjera. Kemi thënë qëndrimin tonë se për çfarë jemi të gatshëm, por me sa e di unë nuk ka subjekte të tjera”, ka thënë më tej Sela.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021575212478638
array(1) { ["section"]=> string(119) "zgjedhjet-ne-maqedonine-e-veriut-ziadin-sela-bisedimet-per-koalicion-me-besen-dhe-alternativen-ne-rruge-te-mbare-186033" }