Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev shpall fitoren, si renditen partitë shqiptare

Publikuar tek: rajon, më 09:04 16-07-2020 Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev shpall fitoren, si renditen partitë shqiptare Kreu i LSDM Zoran Zaev

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev shpall fitoren e zgjedhjeve të 10-ta parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Partia që ai drejton ka marrë 46 mandate.

“Me një avantazh bindës dhe të qëndrueshëm me mbi tre mandate para VMRO-DPMNE-së, me mundësi për një ose dy mandate më tepër, koalicioni “Mundemi” është fitues në këto zgjedhje parlamentare”, tha mes tjerash Zaev.

Ai i vlerësoi zgjedhjet si evropiane, të sigurta dhe bashkëkohore si dhe falënderoi të gjithë ata që dolën për të votuar. “Sot fitoi e ardhmja, fitoi përparimi. “Koncepti – një shoqëri për të gjithë i mundi përçarjet,” u shpreh kreu i LSDM.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja ka marrë 44 mandate, BDI-ja 15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, E Majta dy dhe PDSH-ja një deputet.

Mandati-1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010663032531738
array(1) { ["section"]=> string(95) "zgjedhjet-ne-maqedonine-e-veriut-zoran-zaev-shpall-fitoren-si-renditen-partite-shqiptare-213975" }