Zgjedhjet në SHBA: Sanders ndal fushatën për president, shtrohet në spital

Publikuar tek: bota, më 16:59 02-10-2019 Zgjedhjet në SHBA: Sanders ndal fushatën për president, shtrohet në spital Senatori amerikan Bernie Sanders

Senatori amerikan Bernie Sanders ka ndalur fushatën për president pasi të martën u shtrua në spital me dhimbje gjoksi.

Mjekët i vendosën dy unaza në një arterie të bllokuar, njoftoi të mërkurën fushata e tij.

"Senatori Sanders po bisedon me njerëzit dhe është në humor,” tha këshilltari i fushatës së tij Jeff Weaver në një deklaratë.

"Ai do të pushojë gjatë ditëve të ardhshme. Ne po anulojmë takimet e planifikuara deri në një njoftim të mëtejshëm, dhe do të vazhdojmë të bëjmë përditësimet e nevojshme,” tha ai.

Senatori 78-vjeçar i Vermontit, nisi të ndjejë shtrëngime në gjoks gjatë një takimi fushate në Las Vegas të Nevadës. Ai është një ndër kandidatët kryesorë demokratë për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031406879425049
array(1) { ["section"]=> string(79) "zgjedhjet-ne-shba-sanders-ndal-fushaten-per-president-shtrohet-ne-spital-180563" }