Zgjedhjet në Sllovaki, nazistët hyjnë në Parlament

Publikuar tek: bota, më 12:43 06-03-2016 Zgjedhjet në Sllovaki, nazistët hyjnë në Parlament

Janë zhvilluar zgjedhjet e përgjithshmë në Sllovaki dhe fituese është shpallur partia e majtë e drejtuar nga kryeministri Robert Fico. Smer ka fituar 28.4 përqind të votave, ose 49 vende në parlamentin 150 anëtarësh.

Parti e dytë është renditur “Liri dhe solidaritet” që ka siguruar 12.1% të votave, ose ndryshe 21 deputetë.

Por, në Parlamentin sllovak ka hyrë edhe partia naziste “Sllovakia Jonë”. Ajo ka siguruar një numër të konsiderueshëm votash, 8%, ose 14 deputetë. Kjo parti e konsideron NATO-n si organizatë terroriste dhe sulmon vazhdimisht Bashkimin Europian.

Sllovakia ndodhet në qendër të Europës dhe është pjesë e NATO-s, BE-së dhe zonës Shengen. Ajo së bashku me 4 shtete të tjera të BE-së, nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031001091003418
array(1) { ["section"]=> string(55) "zgjedhjet-ne-sllovaki-nazistet-hyjne-ne-parlament-34359" }