Zgjedhjet në Turqi, bastionet e Erdoganit bien njëri pas tjetrit

Publikuar tek: bota, më 21:56 31-03-2019 Zgjedhjet në Turqi, bastionet e Erdoganit bien njëri pas tjetrit Presidenti Erdogan duke votuar ne zgjedhjet e sotme lokale ne Turqi

Sot janë mbajtur zgjedhjet lokale në Turqi, ku 57milionë turq kanë patur të drejtën e votës. Sipas rezultateve të deritanishme edhe pse në rang kombëtar partia AK e Erdoganit po fiton, por ai po humb gjithashtu disa bastione të rëndësishme siç është kryeqyteti Ankaraja, Bursa apo Antalia.

Ka filluar procesi i numrimit të votave në zgjedhjet lokale që u mbajtën sot në Turqi. Deri tani janë hapur gati 82% e kutive të votimit dhe nga votat e numëruara deri në këto momente partia AKP e presidentit Erdogan udhëheq në mbi 600 komuna, por pa përfshirë kryeqytetin Ankaranë dhe Antalian, Bileçekun e Mersinin, qytete të mëdha në Turqi që më parë kanë qenë bastione të AKP-së. CHP udhëheq në mbi 200 komuna, ndërsa MHP afër 200 komuna.

Në zgjedhjet e sotme, rreth 57 milionë votues kishin të drejtë të hedhnin votën e tyre në 194.390 vendvotime.

Turqit kanë votuar sot në zgjedhjet lokale, ku sipas rezultateve paraprake tregohet se pas shumë vitesh partia e presidentit Erdogan, po  humb në disa qytete të mëdha.

Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK), në këto zgjedhje garuan 12 parti politike.

Partia opozitare e Turqisë, CHP merr kryesimin në Ankaranë, Antalia, Mersin, Bileçik dhe garën e kryebashkiakut Kirsehir të cilët më parë njiheshin si bastione PartiaAK e presidentit Erdogan.

Më shumë se 50,000 sirianë që janë bërë shtetas turq kanë të drejtë të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje lokale. 

Presidenti Erdogan i ka përshkruar këto zgjedhje si betejë për mbijetesën e Turqisë. Rezultati i tyre shihet si provë e besimit të zgjedhësve në udhëheqjen e zotit Erdogan ndërkohë që vendi vuan nga probleme të shumta ekonomike dhe inflacion i thellë.

Votimet u shoqëruan nga akte dhune ku mbetën të vrarë dy vetë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë në zona të ndryshme të vendit.

Rezultatet e fundit:

Kutitë e votimit të hapura deri tani: 160,073 nga 194,678

82 përqind e votave të numëruara

Koalicioni i Aleancës Popullore rritet, duke fituar 51.9 përqind të votave

Koalicioni i Aleancës Kombëtare vjen e dyta me 37.4 përqind të votave

Në kryeqytetin turk Ankaranë, kandidati i partisë opozitare CHP, Mansur Yavas, është përpara kandidatit të AKP-së në pushtet Mehmet Ozhakesi me 87% të votave të numëruara.

Mansur Yavaş i CHP-së - 50%

Mehmet Ozhaseki i AKP-së - 47%

Ndërkohë, gara në Stamboll është shumë e ngushtë me vetëm 1% diferencë, ku AKP-ja kryeson deri tani në 96% të votave të numëruara.

Media.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011435031890869
array(1) { ["section"]=> string(70) "zgjedhjet-ne-turqi-bastionet-e-erdoganit-bien-njeri-pas-tjetrit-158648" }