'Zgjedhjet në universitete si ato të 30 qershorit, të paracaktuara', Vokshi: Edhe kutitë e votimit kishin logon e PS

Publikuar tek: politike, më 19:28 30-07-2020 'Zgjedhjet në universitete si ato të 30 qershorit, të paracaktuara', Vokshi: Edhe kutitë e votimit kishin logon e PS

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka thënë se zgjedhjet për rektor që u zhvilluan sot në universitete kanë qenë të paracaktuara, njësoj si ato të 30 qershorit, ku nuk kishte garë dhe konkurencë.

Vokshi thotë se u zhvillua e njejta skemë si në zgjedhjet lokale dhe fituesit ishin vendosur më parë, teksa vë në dukje kutitë e votimit të cilat mbanin logon e PS.

Ajo shprehet se studentët ishin të detyruar të qendrojnë me orë të tëra për të votuar një palë zgjedhje farsë, me qëllimin e vetëm uzurpimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe pushtetin.

fakulteti.jpg

Reagimi i Vokshit

Zgjedhjet në universitete, farsa që zhbën autonominë e universiteteve


Njësoj si zgjedhjet politike të 30 Qershorit vjet, zgjedhjet në universitetet sot ishin të paracaktuara, pa garë, me shumicën e studentëve të përjashtuar nga zgjedhjet me vendim qeverie.

Fituesit ishin të paracaktuar.

U zhvillua e njëjta skemë si në zgjedhjet lokale, u bë i njëjti shantazh dhe presion ndaj studentëve e ndaj pedagogëve. U përdor e njëjta infrastrukturë partiake. Edhe kutitë e votimit ishin me logo të PS, gjë që ndalohet kategorikisht nga ligji I arsimit të lartë.

- Pa fushatë
- Pa garë
- Pa ide
- Pa programe
- Pa alternativa
- Me kanidatë të paracaktuar nga Edi Rama dhe Partia shtet

Në një proces kriminal, të dhunuar në të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar e për t’u votuar, të shantazhuar për notë apo për të ardhmen e tyre, studentët u detyruan të qëndronin me orë të tëra në turma, përpara Fakultetit të Drejtësisë, pa maska a distancim social, në rrezik ekstrem për shëndetin dhe jetën e tyre.

Kandidatët për rektorë, dekanë, anëtarë të KIZ (ilegjitim), qëllimshëm caktuan datat e provimeve sot, për të rritur pjesëmarrjen e studentëve, duke rrezikuar shëndetin e tyre, me qëllimin e vetëm uzurpimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe pushtetin.

Aktet ligjore ndalojnë turma të tilla, por kur ligji shkelet në emër të Ramës, institucionet ligjzbatuese mbyllin sytë, sepse jeta e studentëve dhe e pedagogëve nuk ka asnjë rëndësi për Edi Ramën përpara qëllimit të tij për të uzurpuar edhe universitetet.

Partia Demokratike, nesër në drejtimin e vendit, do të ketë prioritet kryesor të parë të saj garantimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, që respektojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe autonominë e universiteteve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duel kaubojsash, ish deputeti i PD “nxjerr pisqollën” në Facebook: Po i vjen fundi tranzicionit
Ambasadorët takuan Bashën, Bardhi nxjerr nenet e '5 qershorit' për koalicionet: Janë të paprekshme! Nesër qendrimi për listat 100% dhe Këshillin Politik »
Article Logic
Execution time: 0.011918067932129
array(1) { ["section"]=> string(118) "zgjedhjet-ne-universitete-si-ato-te-30-qershorit-te-paracaktuara-vokshi-edhe-kutite-e-votimit-kishin-logon-e-ps-215548" }