Zgjedhjet në Veri, Kosova i refuzon Marko Gjuriçit vizitën

Publikuar tek: rajon, më 18:59 18-05-2019 Zgjedhjet në Veri, Kosova i refuzon Marko Gjuriçit vizitën Marko Gjuriç, drejtori i te ashtuquajtures Zyre per Kosoves

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriç, ka paralajmëruar se do të vijë nesër në Kosovë për të mbështetur Listën Serbe në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në komunat veriore.

Duke komentuar zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, Gjuriç tha se në Kosovë është duke u pritur që Lista Serbe të bojkotojë zgjedhjet.

Gjuriç është ankuar se vetëm gjatë vitit të kaluar i është refuzuar 18 herë kërkesa për hyrjen në Kosovë.

‘Unë natyrisht si gjithmonë do të përpiqem të jem atje’, tha Gjuriç për televizionin publik serb, duke shtuar se askush nuk mund ta frikësojë popullin serb.

Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se do ta refuzojë sërish kërkesën e Marko Gjuriç për të hyrë në Kosovë ditën e nesërme.

Në mars të vitit të kaluar, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç, ishte arrestuar nga Njësia Speciale kosovare ‘Rosu’.

Arrestimi erdhi për shkak se përkundër ndalesës për të hyrë në Kosovë, ai kishte marrë pjesë në një tubim në Mitrovicën e Veriut në të cilin po merrnin pjesë edhe një delegacion nga qeveria serbe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023593902587891
array(1) { ["section"]=> string(64) "zgjedhjet-ne-veri-kosova-i-refuzon-marko-gjuricit-viziten-164793" }