Zgjedhjet në Zvicër, Partitë e mëdha dobësohen, kryesojnë bindshëm 'të gjelbërit'

Publikuar tek: bota, më 17:53 20-10-2019 Zgjedhjet në Zvicër, Partitë e mëdha dobësohen, kryesojnë bindshëm 'të gjelbërit' Foto ilustruese

Gjatë ditës së sotme janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Zvicër dhe janë publikuar rezultatet e para paraprake.

 

Rezultatet preliminare i ka dhënë televizioni shtetëror zvicerian SRF, ku shihet qartë se ka një rritje të konsiderueshme të dy partive të gjelbërta (ambjentalistët), përkatësisht GP dhe GLP.

Nga ana tjetër, humbësit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve janë SVP dhe SP, dy partitë më të mëdha të vendit. Rezultatet paraprake trgojnë renditjen se Grünen (të Gjelbrit) shtojnë praninë  e tyre në parlament për 5.6 për qind (pothuajse dyfish), GLP, për 2.9% dhe CVP, 0.4%. Nga ana tjetër, SVP humbet 3.1%, SP, 2.4% dhe FDP 1.2%.

Kështu, sipas rezultatave të publikuara, SVP tani ka 26.3%, SP 16.5%, FDP 15.2% Grüne 12.7%, CVP 12%, GLP 7.6% ka transmetuar albinfo.ch.

Mësohet se rezultatet i ka përgatitur institucioni për hulumtimin e opinionit, GFS Bern.

Ajo që është paralajmëruar në pothuaj të gjitha sondazhet, mbështetja për të gjelbërtit ka ndodhur madje më bindshëm se që është parashikuar. Ndërkohë, vihet re se fitoren më të madhe dy partitë ambientaliste  (GP dhe GLP) e kanë arritur në kurriz të Partisë Socialdemokrate (SP), kur dihet se elektorati i SP-së është i afërt me atë të GP-së, si parti të kampit të majtë që janë të dyja.

Po ashtu edhe partia më e madhe e vendit SVP ka humbur në sajë të ngritjes në nivel të lartë të agjendave ambientaliste kohëve të fundit. Si parti e djathtë konservative, SVP qartazi ka ngelur mbrapa nga ky aspekt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075869560241699
array(1) { ["section"]=> string(84) "zgjedhjet-ne-zvicer-partite-e-medha-dobesohen-kryesojne-bindshem-te-gjelberit-182813" }