Zgjedhjet për delegatët e Kongresit të PS, Balla: Gjithçka është gati, të marrin pjesë të gjithë socialistët

Publikuar tek: politike, më 12:45 14-11-2019 Zgjedhjet për delegatët e Kongresit të PS, Balla: Gjithçka është gati, të marrin pjesë të gjithë socialistët

Sekretari i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla zbulon se për herë të parë në zgjedhjet e delegatëve të Kongresit të PS-së në 16 nëntor do të testohen votimet në rrugë elektronike.

Balla njofton se kanë nisur përgatitjet, janë shpërndarë materialet zgjedhore dhe në terren ka mbi një mijë komisionerë.

Ai fton të gjithë socialistët të marrin pjesë dhe bën me dije se tashmë ka filluar dhe po vijon prezantimi i delegatëve.

‘Të gjithë antarët e PS duhet të marrin pjesë në zgjedhje. Ne sapo përfunduam shpërndarjen e materialeve zgjedhore. Do testojmë modele të reja votimi. Do të këtë votim elektronik. Do të testojmë fizibilitetin për ta përdorur si formë votimi edhe në të ardhmen. Ka më shumë së 1 mijë komisionerë në të gjithë terrenin, ndërkaq delegatët kanë nisur prezantimin’, tha Balla.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076379776000977
array(1) { ["section"]=> string(112) "zgjedhjet-per-delegatet-e-kongresit-te-ps-balla-gjithcka-eshte-gati-te-marrin-pjese-te-gjithe-socialistet-185868" }