Sekretari për mediat në Partinë Socialiste Alfred Peza ka dalë në një deklaratë për shtyp nga selia socialiste, ku ka folur rreth zgjedhjeve për delegatët socialist, sipas parimit një anëtar një votë.
Peza ka deklaruar se kjo ditë ishte një ditë e rëndësishme për sistemin demokratik, pasi për herë të parë është zbatuar votimi elektronik dhe online.
Ai ka lajmëruar se votimet do të vazhdojnë edhe jashtë orarit të paracaktuar.
‘Kjo ditë ishte një ditë e rëndësishme për sistemin demokratik në Shqipëri. Pasi për herë të parë është zbatuar votimi elektronik dhe online.
Dua të them që gjatë këtij procesi nuk ka pasur asnjë problem nga ora 08:00 që ka filluar.
Të gjithë socialistët i janë drejtuar qendrave të votimi. Nga ana tjetër ka thyer edhe një rekord pasi ka pasur një pjesëmarrëse të lartë të vajzave, në kuadër të barazisë gjinore. Inkurajoj të gjithë votuesit të vazdojnë procesin në qendrat e votimit’, tha Peza.